Rama e la pa post në qeveri, Braçe "thumbon" me foton: Kalaja Dibrançe, stil jetese

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama shpalli kabinetin e ri, ish-zv.kryeministrit Braçe, i cili ngeli pa post në qeveri reflekton me inat duke e lidhur me një lojë nga fëmijëria, të cilën e quan sa stil jetese edhe fenomen.
Dje menjëherë pas asamblesë publikoi një foto nën rrezet e perëndimit të diellit me mbishkrimin “qetësi”. Sot deputeti socialist është kthyer shumë vite pas në fëmijëri duke risjellë në vëmendje lojën “Kala Dibrançe”.
E ndërsa ngre pyetjen për ndjekësit nëse e kujtojnë, Braçe shprehet se kjo që e dinit lojë është stil jete. “E mbani mend? E dinit loje apo jo? Ja qe i reziston cdo kohe si stil jete” shkruan Barçe.

Të tjerë e lidhin me aktualitetin politik, largimin e deputetit nga posti i zv/ kryeministrit. “Të paska goditur rëndë kryeministri Z. Brace!?” i shkruan një nga ndjekësit në Facebook.


