Mediat arabe: 37 afganë u sollën në Shqipëri nga OJF-ja e themeluar nga Hillary Clinton

Bota

Mediat arabe: 37 afganë u sollën në Shqipëri nga OJF-ja e

Media arabe Al Arabiya zbulon se 37 gra afgane u ndihmuan nga një OJQ e themeluar nga Hillary Clinton për t’u evakuar në Shqipëri.

Media në fjalë citon burime nga qeveria shqiptare se me anë të një avioni privat u evakuan aktiviste gra afgane bashkë me të afërmit e tyre për të arritur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në tokën shqiptare.

Mediat arabe: 37 afganë u sollën në Shqipëri nga OJF-ja e

Afganet kishin 2 ditë që prisnin në aeroportin e Kabulit ndërsa kan udhëtuar drejt Shqipërisë pa bagazhe, vetëm më rrobat e trupit.

Ata kanë ardhur në Shqipëri pa bagazhe pasi forcat ushtarake amerikane ua ndaluan të merrnin me vetë valixhe për të ulur peshën në avion. Disa prej tyre kishin pritur në aeroport për të paktën dy ditë.

Fluturimi privat ishte caktuar nga Vital Voices, një OJQ e themeluar nga Hillary Clinton dhe Madeleine Albright me qëllim fuqizim dhe mbrojtjen e të drejtave të grave.

Mediat arabe: 37 afganë u sollën në Shqipëri nga OJF-ja e


Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 644 afganë të cilët do të qëndrojnë në vendin tonë përkohësisht deri në përfundimin e procedurave për daljen e vizës amerikane. Ata janë vendosur në konviktet e qytetit studenti dhe në strukturat hoteliere në zonat bregdetare. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion