E reja ra nga anija turistike në Vlorë, kush është 47-vjeçari i arrestuar, i fiksuar pas Jack Sparrow

Aktualitet

E reja ra nga anija turistike në Vlorë, kush është

Një vajzë 25-vjeçare humbi jetën paraditen e sotme në Vlorë pasi u rrëzua nga një anije turistike.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar punonjësi i anijes ku ndodhi aksidenti fatal që i kushtoi jetën të resë.

E reja ra nga anija turistike në Vlorë, kush është

I arrestuari quhet Aleksandër Golemaj 47-vjeç. Sipas policisë i arrestuari nuk duhej të lejonte prezencën e 25-vjeçares në kuvertën e anije në një moment që ishte e ankoruar.

Raportohet se ka dyshime që e reja të ketë qenë e dehur në momentin që është rrëzuar nga anija turistike megjithatë hetimet vijojnë.


Ngjarja ka ndodhur në mëngjes ku 25-vjeçarja e ndjerë është dërguar fillimisht për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës por nuk ka mundur të mbijetojë.

Në foto e publikuar në rrjetet sociale shihet se i arrestuari ishte i fiksuar pas kapitenit Jack Sparrow i cili është personazhi kryesor i serialit Pirates of the Caribbean. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion