Rama: Do ndërhyjmë në drejtimin e ujësjellësit të Tiranës! Ja cfarë do ndryshojmë

Politikë

Rama: Do ndërhyjmë në drejtimin e ujësjellësit të

Kryeministri Edi Rama ka folur këtë të mërkurë në mbledhjen me deputetët dhe ministrat, për problemin e ujit të pijshëm në Tiranë. Ai paralajmëroi se do të ketë ndërhyrje në Ujësjellësin e kryeqytetit.

“Edhe nga anketimi në Tiranë, është e qartë që shumica e qytetarëve e kanë hallin te problematikat që kërkojnë adresim dhe zgjidhje nga Bashkia e Tiranës.

Duke filluar nga uji i pijshëm, që si asnjëherë më parë në këtë periudhë është kthyer në problem. Është problem i keqadministrimit dhe ne do të ndërhyjmë në ujësjellësin e Tiranës.”, tha Rama.

Rama shtoi më tej se për të adresuar këtë problem, do krijohet një kompani publike lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm.

Ne do ndërhyjmë përsëri në ujësjellësin e Tiranës, dhe siç e kemi deklaruar publikisht kemi nisur me një reformë më të thellë dhe gjithëpërfshirëse që ka nisur duke marrë jetë, sikurse e kemi prezantuar dhe po shkojmë drejt krijimit të një Operatori Kombëtar, i cili do të funksionojë njësoj si Operatori Kombëtar i Shpërndarjes së energjisë elektrike, me komponentin e shpërndarjes… dhe qeveria nuk do të qëndrojë më anash duke pritur dhe shpresuar që bashkitë të kryejnë shërbimin cilësor për qytetarët, por duhet t’u bashkohet atyre, sepse bashkitë do të jenë padyshim aksionere në këtë kompani të madhe publike.

Por do të mbajë gjithë përgjegjësinë e këtij procesi, që shumë ka zgjatur, me thënë të drejtën, që të ngrihet në nivelet e duhura në të gjithë territorin, duke u bazuar në vendimmarrjet shpesh të pakënaqshme në nivel lokal.

Do krijojmë një kompani publike e cila, si në fushën e energjisë, do të funksionojë ndryshe, me burime njerëzore që s’do jenë burime partie, por burime të kompetencës profesionale jetike.”, tha Rama gjatë fjalimit të tij.

Deklarata e Rames:

“...duke nisur nga uji i pijshëm që është kthyer në një problem është një problem i keqadministrimit.

Dhe në do të ndërhyjmë përsëri.  Ka nisur që të marr jetë duke u konceptuar, krijimi i një operatori kombëtar i cili do të funksionojë njësoj si operatori kombëtar i shpërndarjes së energjisë elektrike

Bashkitë do të jenë padyshim aksionere në këtë kompani të madhe publike, ama do të udhëhiqen, duket, marrë të gjithë përgjegjësinë për ecjen e këtij procesi që shumë ka zgjatur, duke pritur që ngrihet në nivelin e duhur në të gjithë zonat e territorit.

Do të krijojmë një kompani publike, ashtu si kundrejt në fushën e energjisë, do të jetë e organizuar krejt ndryshe, duke filluar nga burimet njerëzore që mund të jenë burime partie, por burimet e kompetencës profesionale dhe teknike.

Qytetarët kanë shqetësim mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve. Procesi i krijimit të një autoriteti kombëtar për trajtimin e mbetjeve ndërkohë që mbledhja e mbetjeve do të vazhdojë të mbetet detyrë e obligueshme e bashkive, duke mbajtur parasysh që niveli i pastrimit është përmirësuar mjaftueshëm dhe jo ndjeshëm”,- tha Rama ndër të tjera.

ME TE LEXUARAT