E rëndë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, vdes 34-vjeçari!

Një 34-vjeçar ka humbur jetën në Krujë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se i riu me iniciale Y.Xh., ka qenë duke punuar në banesën e 59-vjeçarit G.D., dhe për pasojë ky i fundit është arrestuar nga policia.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin G. D., 59 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi shtetasi Y. Xh., 34 vjeç, duke punuar në banesën e 59-vjeçarit, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.


