Gjykata e Fierit miraton mbrojtje të veçantë për gjyqtarin Vladimir Cjapi pas kërcënimit të jetës

Gjykata e Fierit ka miratuar kërkesën për mbrojtje të veçantë për gjyqtarin Vladimir Cjapi dhe familjen e tij pas kërcënimit të jetës.
Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së zv/kryetarit të gjykatës, Noel Veizi, nga Këshilli për Mbrojtjen e Magjistratëve.
Në njoftimin për mediat, Gjykata e Fierit ka dënuar aktin kriminal dhe ka kërkuar nga Prokuroria hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes, duke i kërkuar përgjegjësisë ligjore ata që kërcënuan gjyqtarin Cjapi.
Gjithashtu, të enjten paradite, gjykata urdhëroi kontrollin në banesën e Arben Isufajt, një personazh i njohur i botës së krimit, i cili dyshohet se ka kërcënuar me jetë gjyqtarin Cjapi. Në momentin e bastisjes, Isufaj, 55 vjeç, nuk ndodhej në shtëpi.


