Qetësi në sallë, protestë jashtë saj! Pas më shumë se dy orësh, mbyllet seanca e Kuvendit!

Politikë

Qetësi në sallë, protestë jashtë saj! Pas më

Pas më shumë se dy orësh, është mbyllur seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, teksa janë betuar edhe dy deputetët e rinj që kanë zëvendësuar Ervin Salianjin dhe Jurgis Çyrben.

Pas heqjes së mandatit të Salianjit, vendin e tij në Kuvend e zuri Andrea Mano, ndërsa vendin e Çyrbes e ka marrë Erjon Meka.

Situata në sallë u paraqit përgjithësisht e qetë, por pas futjes në sallë të katër deputetëve të opozitës, është tentuar bllokimi i foltores, e më pas kanë dalë jashtë duke marrë karriget me vete.

Ndërsa në sallë vijonin diskutimet, deputetët e opozitës, të përjashtuar dhe jo të përjashtuar, vijonin të qëndronin jashtë Kuvendit në shenjë revolte, duke kthyer karriget përmbys e duke vendosur pankarta me thirrje kundër qeverisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion