“PS s’do të propozojë asnjë kandidat për Avokat Populli”, Balla: Do shqyrtojmë emrat që vijnë nga opozita

Politikë

“PS s’do të propozojë asnjë kandidat për Avokat

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se nuk do të propozojnë asnjë kandidat për Avokat Populli.

Deklarata e Taulant Ballës erdhi pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Ai theksoi se do të shqyrtohen kandidaturat nga opozita dhe më pas do të vendosin se cilin emër do të mbështesin.

“Besoj që është më e mira e mundshme në këto kushte që ne jemi tërhequr nga propozimi dhe të votojmë nga kandidaturat e opozitës. Nuk i kam parë ende të gjitha kandidaturat. Pasi të kemi listën e plotë, pasi komisioni për çështjet ligjore të vlerësojë nëse i kanë përmbushur kriteret, numrin e firmave. Prisni sa të mbyllet afati i ditës së sotme. Kriteret i ka përcaktuar ligji dhe kushtetuta ndërsa votat do të jenë pasi të kemi parë listën.

Shpresoj që do ta kemi Avokatin e Popullit brenda këtij sesioni me shpresën që deputetët t’i qëndrojnë firmës së tyre edhe në seancë. Dua që vendi të zgjedhë një avokat populli të propozuar nga opozita dhe mbështetur nga maxhoranca. Nuk ka asnjë marrëveshje, qasja jonë është më e mira e mundshme. Fakti që nuk po mbështesim një kandidaturë, duam të ecim në një traditë të konsoliduar parlamentare”-u shpreh Balla.

ME TE LEXUARAT