Mosmarrëveshjet në biznes i morën jetën Mond Mëhallës! DETAJE nga ekzekutimi i 43-vjeçarit me dy identitete

Aktualitet

Mosmarrëveshjet në biznes i morën jetën Mond

Ekzekutimi i 43-vjeçarit Mondi Mëllaha, krim i ndodhur mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor) në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit, dyshohet se ka të bëjë me mosmarrëveshjet për ndarjen e normës së fitimit në biznes.

Sipas burimeve edhe incidentet e fundit mes viktimës dhe ortakut të tij, 32-vjeçarit Xhino Ago, kanë pasur si shkak këtë çështje.

Xhino Ago akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërsa si autorë të dyshuar të vrasjes u shpallën në kërkim 32-vjeçari Marselo Arani dhe 35-vjeçari Armando Kola.

Gjithashtu policia ka arretuar edhe rojen e karburantit, në pronësi të viktimës, 52-vjeçarin Kujtim Pisha për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion.

Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët si edhe arma e zjarrit me të cilën u vra Mondi Mëllaha.

Blutën informojnë se u sekuestruan gjithashtu dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të 32-vjeçarit Xhino Ago, i cili ia kishte dhënë me hua për përdorje Marselo Aranit.

Zbardhja e krimit

Blutë e Elbasanit sqarojnë se pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes, të cilët me pas u vune edhe ne pranga.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, u arrestuan shtetasit Xhino Ago dhe Kujtim Pisha, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit Marselo Arani dhe Armando Kola.

Xhino Ago 32 vjeç eshte ortaku i biznesmenit të vrarë, i cili akuzohet për  veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa Kujtim Pisha 52 vjeç akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Po sipas policise, nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani.

 

ME TE LEXUARAT