PS dhe PD bashkojnë votat për Diasporën! Miratohen me 112 vota pro ndryshimet e Kodit Zgjedhor
Lajmifundit
/
17 Shkurt 2025, 18:41
Politikë

PS dhe PD kanë bashkuar votat duke miratuar ndryshimet e reja në Kod Zgjedhor, që lehtësojnë votën e Diasporës.
Drafti i ndryshimeve u miratua me 108 vota pro dhe me pëlqimin e Presidentit, ndryshimet hyjnë në fuqi menjëherë.
“Shqipërisë i duhet kontributi i diasporës në zgjedhje, pasi është një e drejtë që na përket njëlloj, shqiptarëve në Shqipëri dhe shqiptarëve në diasporë,” tha Niko Peleshi.
Ai theksoi se ky është një borxh i kahershëm që duhet të shlyhet dhe shpresoi për mbështetjen e opozitës në këtë iniciativë


