Rama thirrje gjykatës në Hagë: Burgosja e Hashim Thaçit duhet të marrë fund!

Emisari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell uroi Pavarësinë e Kosovës, me thirrjen për lirimin e atij që e shpalli pavarësinë, Hashim Thaçit.
“Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit.
Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, shkroi Grenell duke e përmendur edhe emrin e kryeprokurorit në Hagë, Jack Smith.
Kjo thirrje është mbështetur edhe nga kryeministri Edi Rama i cili ndau statusin e Grenell duke shkruar:
"Absolutisht! Dhe sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në institucionin ndërkombëtar të drejtësisë!".

