Protesta për TikTok, Rama: Apeli i bufit duhet marrë seriozisht si simptomë lajthitjeje e rrezikshme!

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish në rrjete sociale deklaratën e Sali Berishës që fëmijtë të bojkotojnë mësimin pas mbylljes së TikTok.
Rama përmes një video mesazhi shprehet se vendimi është marrë pasi shumica e prindërve dakortësohen që ky rrjet social të mbyllet.
"Bufi iu bën thirrje fëmijëve të mos shkojnë në shkollë për TikTok. Kjo është këneta dhe filozofia e saj deri sa të ketë bufin. 95% e prindërve dhe mësuesve na thanë mbyllni TikTok një orë e më parë.
Ne u futëm në një dialog me kompaninë dhe presim planin e saj për masat e shtuara të sigurisë. Arsyeja se përse vendimi i mor para një jave ka të bëjë me kapacitetet teknike. Kjo nuk ka të bëjë me lirinë e fjalës dhe uroj që mbyllja të jetë e përkohshme deri sa kompania të na japë një plan bindës.
Apeli i bufit që fëmijët të mos shkojnë në shkollë duhet marrë seriozisht si një simptomë lajthitjeje të rrezikshme çka të bën të qeshësh të shohësh këto karavidhe”, tha Rama.


