"Pronarët e lokaleve janë tutorët tuaj"/ Ultimatumi i Ramës, shkarkohet shefi i komisariatit në Sarandë

Aktualitet

"Pronarët e lokaleve janë tutorët tuaj"/ Ultimatumi i

Një ditë pas mbledhjes së kryeministrit, Edi Rama me përfaqësues dhe drejtues të Policisë së Shtetit, ku vuri në dukje probleme me korrupsionion, vjen dhe lëvizja e parë nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu ka shkarkuar nga detyra shefin e komisariatit të Sarandës Syrja Bello, ndërsa pasuesi i tij në këtë detyrë nga Klodian Kondi.


Kjo lëvizje vjen pasi, Rama u dha 100 ditë kohë drejtuesve të policisë në 12 qarqe, për spastrimin nga radhët e uniformave blu elemetët e korruptuar apo të lidhur me krimin.

Rama u ndal edhe tek ngjarjet e rënda të ndodhura në zonat bregdetare, në Velipojë dhe Sarandë, ku pati përplasje me armë zjarri dhe viktima pas orës së ndalim qarkullimit, duke i cilësuar pronarët e lokaleve si tutorët e policisë.


"Këta janë tutorët e policisë së shtetit në ato territore. Këta janë korruptuesit e policisë së shtetit. Këta janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e Policisë së Shtetit që tërheqin për hunde policisë, shefa komisariatesh duke i kthyer në roje të aktivitetet të tyre të paligjshëm.

Rasti i Sarandës ishte alarmant. Ai rast duhet të çonte në ndëshkimin penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë, jo në hetimet administrative e masa ordinere. Por përjashtimi ndëshkimi penal të personave përgjegjës. Nuk mundëm të ndahemi nga opinioni publik kur Policia e Shtetit, e Sarandës lejon një arenë zhurme, ahengu, shëmtie pas mesnatës që mbaron me plumba“, tha Rama./LajmiFundit

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion