Rrëzohet aeroplani me parashutistë, 9 të vdekur

Bota

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Suedi, ku një aeroplan me nëntë pjesëtarë në të është rrëzuar.

Ekuipazhi gjeti menjëherë vdekjen.

Aeroplani kishte në të tetë parashutistë dhe një pilot, kur u rrëzua afër pistës në aeroportin e Orebro, rreth 160 kilometra në perëndim të Stokholmit.

Rrëzimi mendohet të ketë ndodhur ndërsa avioni po ngrihej.

“Ishte një aksident tepër i rëndë”, tha policia në një deklaratë për mediat.

Kryeministri i vendit, Stefan Lofven, ofroi ngushëllimet e tij për familjarët.

“Me gjithë trishtimin dhe pikëllimin e madh, kam marrë informacionin tragjik në lidhje me rrëzimin e avionit në Orebro”, shkroi ai në Twitter.

Në një incident të ngjashëm në 2019-ën, nëntë njerëz vdiqën kur një aeroplan u rrëzua në veri të vendit pas ngritjes. Hetimi i rrëzimit tregoi se avioni ishte ngarkuar në mënyrë të papërshtatshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion