Apeli heq sekuestron për vilën e nënës së Monika Kryemadhit: “Prokurori pranoi se banesat janë të ligjshme”

GJKKO ka shpallur vendimin në lidhje me kërkesën e Monika Kryemadhit kundër vendimit të GJKKO për sekuestron e vilave të saj personale dhe nënës se politikanes.
Apeli ka liruar nga sekuestro vilën e Fatime Kryemadhit, ndërsa ka lënë në fuqi vendimin për vilën e deputetes së PL.
Kryemadhi pasi ka dalë nga ambientet e gjykatës ka dhënë një deklaratë për mediat, ku tha se do ta vijojë betejën me drejtësinë shqiptare duke bërë rekurs në Gjykatës e Lartë.

Kryemadhi: Prokurori e pranoi që banesat ku unë banoj janë përfituar në mënyrë të ligjshme, gjyqtarja për mamanë time që cila akuzohej se kishte marrë një kredi në 2010 ia liroi banesën e saj, ndërsa për mua vazhdon të jetë nën sekuestro, do e apeloj, unë jam bashkëpunëtore në inceneratorin e Tiranës, është hakmarrje, unë dhe mamaja, unë e kam marrë me shkëmbim apartamentin tim, një shtëpi në bllok është marrë me kredi.
Vetëm lexoi vendim të shkurtuar, prokurorët ngritën arsyet e bashkëpunimit të mamasë sime me ilir metën për korrupsion , që nga video e Dritan Priftit, ka bashkëpunuar për të blerë banesën, do bëj rekurs në gjykatë të lartë.
Unë kam jetuar gjithmonë me nënën time, kur kam ngelur shtatzënë me vajzën, ishim si dy të rinj që çfarë fluturon haet. Më pas m’u sëmur babai. Kemi jetuar bashkë që nga ‘98-a.


