U kapën me tableta ekstazi/ 4 të arrestuarit punonin si gazetarë, zyrën e kishin për shpërndarjen e drogës

Aktualitet

U kapën me tableta ekstazi/ 4 të arrestuarit punonin si gazetarë,

Katër persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Drug party”.

Mësohet se katër të arrestuarit nga antidroga e Tiranës, Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra punonin si gazetarë në një portal lajmesh. Ata kishin një zyrë në zonën e ish-Bllokut, të cilën e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Kryesisht, aktivitetin e ushtronin në zonën e ish-Bllokut. Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për kultivim kanabisi. Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivon drogë në vende të tjera. Sa i takon ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë.

Çmimi i ekstazisë shitej rreth 10 mijë lekë me shumicë ndërsa 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion