Sërish sherr mes adoleshentëve! Kanosi me armë një 16-vjeçar, arrestohet 15-vjeçari

Aktualitet

Sërish sherr mes adoleshentëve! Kanosi me armë një

Një tjetër ngjarje me protagonistë adoleshentët ka ndodhur këtë herë në Kamëz.

Mësohet se një 15-vjeçar ka kanosur me armë zjarri një 16-vjeçar. Policia ka arrestuar autorin adoleshent.

“Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gun”.

Kanosi me armë zjarri një 16-vjeçar, arrestohet autori i dyshuar.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, pas informacionit të marrë se në Valias, një 15-vjeçar kishte kanosur me armë zjarri, një 16-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gun”.

Gjatë operacionit u arrestua një shtetas 15-vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 19:00, në Valias të Ri, ka kanosur me armë zjarri një shtetas 16 vjeç. Arma e zjarrit tip pistoletë, së bashku me krehrin dhe municionin luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion