Dhunohen dy persona në Sarandë, disa të shoqëruar në polici
Lajmifundit
/
7 Qershor 2026, 09:49
Aktualitet

Dy persona janë dhunuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandë, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet në pronësi të tyre.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit, pas një konflikti për motive të dobëta, sipas informacioneve paraprake.
Automjeti i të dëmtuarve është goditur me sende të forta.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Sarandës, si dhe forca të FNSH, të cilat kanë ndërhyrë për të stabilizuar situatën.
Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësive.


