Primaret e PD-së/ Përfundon numërimi i votave, ja çfarë zgjedhje bënë demokratët!

Politikë

Primaret e PD-së/ Përfundon numërimi i votave, ja

Ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele numërimi i votave në qytetet e vendin tonë. Nga 37 kandidatët që garuan në qarkun e Durrësit vetëm 13 prej tyre arritën të kalojnë garën.

Në Qarkun e Kukësit morën pjesë 2640 anëtarë dhe fitues i primareve u shpall mjeku Hasjan Shkëlzen Ibra me 707 vota. Ndërsa i dyti në listë u shpall ish drejtori i gjendjes civile në Kukës, Shkëlqim Shehu me 430 vota.

Rezultati i votimit të demokratëve për Primaret e Partisë Demokratike në Dibër ka përfunduar dhe në krye rezulton  Ilir Krosi me 578 vota. Rezultate paraprake primare në qarkun e Elbasanit, teksa ende 3 bashki janë me vota të pa u numëruara. Tre kryesojnë; 351 Ilirian Alliu, 164 Dash Sula dhe 171 Lefter Gështenja.

Në Qarkun Korçë kryeson Bledion Nallbati me mbi 1 mijë vota. Në primaret për qarkun Gjirokastër, kandidati më i votuar ka qenë Alma Buci Kore pas saj, renditet Mareklent Dervishi me 368 vota, ndërsa në vendin e tretë është Arben Ristani. Fitues në rang qarku në Lezhë ka rezultuar Gjin Gjoni, i ndjekur nga ish-kreu i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala dhe deputetja Elda Hoti.

Pas procesit të primareve emrat më të votuar do të shqyrtohen nga kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila do të nxjerrë edhe listen e kandidateve për deputet

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion