Ngjitja e Dinamos në Superiore, urimi i Metës: Simbol i vlerave më të mira

Politikë

Ngjitja e Dinamos në Superiore, urimi i Metës: Simbol i vlerave

Dinamo do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore për sezonin e ardhshëm, teksa tashmë ka siguruar ngjitjen edhe matematikisht.

Për këtë arritje, dinamovitët kanë marrë edhe një urim nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ky i fundit nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “Facebook”, ka uruar kryeqytetasit për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, duke thënë se është një burim krenarie dhe simbol i vlerave më të mira sportive.

“Shumë urime Dinamos për rikthimin në Superiore! Një emër i madh i futbollit tonë kombëtar, burim krenarie dhe simbol i vlerave më të mira sportive.”, shkruan Meta.

Kujtojmë se Dinamo rikthehet në Superiore pas 9 viteve në Kategorinë e Parë, ku klubi është shoqëruar me problem të shumta, të cilat duket se tani kanë marrë fund.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion