Dritë në fund të tunelit në Angli, 0 vdekje nga Covid-19 për herë të parë që nga korriku i vitit të shkuar

Bota

Dritë në fund të tunelit në Angli, 0 vdekje nga Covid-19

Asnjë vdekje e shkaktuar nga  Covid-19 nuk është raportuar në Angli të hënën, hera e parë që nga 30 korriku i vitit të kaluar.

Zero vdekje u regjistruan po ashtu edhe në Skoci e Irlandën e Veriut të hënën. Kurse në Uells u raportuan të paktën katër humbje jete.

Edhe pse shifrat janë gjithnjë të ulëta pas fundjavës, mediat raportojnë se të dhënat sugjerojnë që kombinimi i karantinës me vaksinat kanë dhënë efektin e dëshiruar duke e ulur numrin e të vdekurve.

 
Lajmi vjen ndërsa të dhënat nga Shëndeti Publik Angli kanë dalë në përfundimin se nga një dozë e vetme e  vaksinës së prodhuar nga Oxford / AstraZeneca, individët e kanë  80% më të ulët rrezikut e vdekjes nga  COVID-19, krahasuar me ata që nuk kanë marrë asnjë dozë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion