Varka “fluturon” me helikopter për në fushën e betejës, stërvitja ekstreme e forcave speciale amerikane (FOTOT)

Bota

Varka “fluturon” me helikopter për në fushën e

Fotografi spektakolare të publikuara nga stërvitja e forcave speciale amerikane të Navy SEALs, tregojnë disa nga veprimet më ekstreme të kësaj njësie ushtarake të Marinës Amerikane.

Varka “fluturon” me helikopter për në fushën e



Me një helikopter Chinook, ata janë parë të transportojnë një skaf ushtarak gjatë një seance stërvitore në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara. Në operacionin që simulonte transportimin e trupave në një fushëbetejë, u përdorën edhe helikopterë “Black Haëk” dhe “Little Bird”, të cilët i përkasin Regjimentit të 160 të Operacioneve Speciale të Aviacionit, të cilët njihen edhe si “Gjurmuesit e Natës”.

Varka “fluturon” me helikopter për në fushën e

Në fotografitë e tjera, ushtarët e skuadrës speciale – që në vitet e fundit ka kryer disa nga operacionet më të famshme ushtarake, si kapja dhe ekzekutimi i Osama Bin Laden dhe Abu Bakr al-Baghdadi-t – shihen teksa varen nga helikopterët për të zbarkuar në vendin e përcaktuar.

Varka “fluturon” me helikopter për në fushën e
Sipas raportimeve, operacioni u realizua javën e kaluar, ndërkohë që në Europë po zhvillohet “Defender Europe 21” një tjetër stërvitje e madhe ushtarake amerikane, me vende të NATO-s, ku merr pjesë edhe Shqipëria./A2cnn

ME TE LEXUARAT