“Po vjen Luli”, Basha pritje madhështore nga demokratët e Lushnjes: 25 Prilli, dita e shpresës

Politikë

“Po vjen Luli”, Basha pritje madhështore nga demokratët e

Qindra demokratë kanë pritur Lulzim Bashën në takimin përmbyllës të fushatës së zgjedhjeve të 25 Prillit në Lushnje. Në një atmosferë entuziazmi dhe me thirrjet “fitore”, “Rama Ik”, Basha u kërkoi mbështetjen për ditën e diel për të votuar numrin 9 në fletën e votimit.

“Në 25 Prill votoni numrin 9, për fëmijët tuaj, sipërmarrësit shqiptarë. Njerëz të punës dhe mendjes. 3 ditë e gjysmë për ta mbyllur derën e kësaj fatkeqësie për të hapur dritën e shpresës.

Të rinj, të moshuar, gra, vajza, burra, demokratë dhe socialistë të ndershëm drejt kutive të votimit për të sjellë ndryshimin dhe shpresën. Të gjithë bashkë duke votuar numrin 9 për ndryshim. Kjo Lushnje e krenarisë” tha Basha. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion