"Po pres të dëgjoj Rama ik"/ Kryeministri të rinjve: Mos lini votë pa marrë

Politikë

"Po pres të dëgjoj Rama ik"/ Kryeministri të rinjve:

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takim me të rinjtë e njësive 1, 2 dhe 3 në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ka shumë argumente pse duhet që ata të votojnë PS-në 11 maj.

Sipas tij një nga argumentet është se nëse PS do ta kishte drejtuar vendin që nga 1992, Shqipëria sot do ishte në Bashkimin Europian.

Më tej kryesocialisti tha se sa herë që PS ka marrë drejtimin e vendit, gjërat kanë qenë më mirë.  

"Po rri se dua të degjoj "Rama ik", se e kam si hudhër. Ta thotë një nga fundi se më qetëson. Mos lini votë pa marrë dhe detyra juaj është e thjeshtë. Deri në 28 ditë po bëtë edhe 8 të shoqnisë, tre të lëkundur, tre me ne dhe dy nga krahu që janë në kënetë, e keni kryer detyrën tuaj", tha Rama.

ME TE LEXUARAT