Plagosja e besimtarëve në xhaminë e rrugës së Kavajës, reagon Veliaj: Akt i rëndë, duhet dënuar

Politikë

Plagosja e besimtarëve në xhaminë e rrugës së

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas sulmit me thikë mesditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha” ku një person, që dyshohet me probleme mendore qëlloi 5 besimtarë.

Veliaj e cilëson akt të rëndë duke e dënuar me forcë, ndërsa u uron shërim të shpejtë të lënduarve.

“Ngjarja e sotme në xhaminë e Rr. së Kavajës është një akt i rëndë, që duhet dënuar me forcë, e nuk përfaqëson asnjë grimë nga fryma e paqes dhe e mirësisë që fal muaji i Shenjtë i Ramazanit.

Shërim të shpejtë të plagosurve, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën” shkruan Veliaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion