Përplasjet para Kuvendit, Flamur Noka derdh benzinë para Gardës, Dashnor Sula i vë flakën xhaketës

Politikë

Përplasjet para Kuvendit, Flamur Noka derdh benzinë para Gardës,

Vijojnë tensionet para Kuvendit. Ashtu siç ishte paralajmëruar deputetët e opozitës, të përjashtuar nga seanca janë përplasur me gardën. Flamur Noka ka dergur  dhe benzinë në gardhin metalik rrethues.

Ndërkaq, Dashnor Sula i ka vënë flakën xhaketës së tij.

Deputetët e përjashtuar:

Pas një mbledhje të gjatë më 2 Tetor, Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin që të përjashtojë me 60 ditë nga punimet e Kuvendit tre deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Ndëshkimi erdhi pas tensioneve dhe kaosit në Paralment, ku u dogjën jashtë Kuvendit edhe karriget.

Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë.

Deputetet qe u perjashtuan me 40 dite jane:

 Luan Baçi,Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Lefter Geshnjte, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Ludovik Hasani, Ramadan Lika, Asllani Dogjani, Qani Xhafa, Kasem Mahmutaj dhe Edmond Spaho.

Kujtojmë që Kuvendi ka deklaruar se deputetët e opozitës do të paguajnë dëmet e shkaktuara në sallë, nga paga e tyre e cila do t’i mbahet automatikisht nëse nuk e japin vullnetarisht.

Në faturë do të përfshihen edhe dëmet në pajisje elektronike, mikrofonë, foltore dhe ekrane.

 

 

ME TE LEXUARAT