Makina del nga rruga tek Ujvara e Borshit, hyn në oborrin e banesës, plagosen 4 shtetas të huaj

Aktualitet

Makina del nga rruga tek Ujvara e Borshit, hyn në oborrin e banesës,

Nje aksident me pasoje plagosjen e kater shtetasve te huaj, ka ndodhur tek Ujvara e Borshit.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:10, në vendin e quajtur “Ujëvara e Borshit”, shtetasi A. Sh., 71 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka manovruar gabim dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në oborrin e një banese.

Nga aksidenti janë dëmtuar 4 shtetas të huaj që udhëtonin me këtë automjet, të cilët u transportuan në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion