Përplasje jashtë Kuvendit, Elisa Spiropali ndërpret seancën: Vjen era benzinë

Politikë

Përplasje jashtë Kuvendit, Elisa Spiropali ndërpret seancën:

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndërprerë për 10 minuta seancën plenare në Kuvend, pasi ka marrë ankesa se në sallë vjen aromë e rëndë benzine.

“Po marr ankesa për shkak të një ere të rëndë, ndihet si era benzinë. Ndërpresim seancën për 10 minuta. Ju lutem verifikoni situatën”, u shpreh Elisa Spiropali.

Seanca plenare nisi me kaos dhe rrëmujë këtë të enjte. Ashtu sikur se është bërë tashmë e udhës, Kuvendi po zhvillohet në kushte jo normale, me britma, përplasje mes opozitës dhe gardistëve dhe karrige të mbledhura para foltores.

Për arsye të ankesave për aromë benzinë në sallë, Spiropali kërkoi ndërprerje të Kuvendit për të monitoruar dhe kontrolluar sallën e Kuvendit.

 

ME TE LEXUARAT