Dhunuan Klea Prengën, Gjykata merr vendimin për Antonela Berishën dhe motrën e saj

Aktualitet

Dhunuan Klea Prengën, Gjykata merr vendimin për Antonela

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Mariela Berishën nga “arrest me burg” që ishte, ndërsa për Antonelën caktoi masën “detyrim paraqitje”.

Sot u zhvillua seanca për rivlerësimin e masës për dy motrat, të cilat dhunuan disa muaj më parë me grushte dhe shishe qelqi Klea Prengën në një lokal në Tiranë, teksa kjo e fundit ishte duke darkuar me miqtë e saj.

Antonela dhe Marinela Berisha u vetëdorëzuan në polici mbrëmjen e së mërkurës (16 Tetor) pasi më shumë se dy muajsh në kërkim.

“Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se: Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases A. B. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftoi policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion