Vdekja e Eneas nga tritoli për motrat Nikolli, babai kërkon ndihmë: Vetëm atë kisha mbështetje!

Aktualitet

Vdekja e Eneas nga tritoli për motrat Nikolli, babai kërkon

Babai i Enea Themoraj, të riut që humbi jetën tragjikisht pasi u plagos nga një tritol që iu vu dy motrave Nikolli në Elbasan, ka bërë apel për ndihmë.

Në një telefonatë me gazetarin Xhoi Malësia, babai i të ndjerit shprehet mes dhimbjes se viktima ishte i vetmi që punonte në shtëpinë e tyre, ndërsa ai dhe bashkëshortorja janë invalidë.

Ai thotë se djali iu vra brenda në banesë teksa po shkonte në tualet ku i ra dera nga shpërthimi i tritolit, ndërsa kërkon ndihmë përmes linkut të Gofoundme të shpërndarë nga mbesa e tij.

I pyetur nga gazetari se kë fajëson për këtë ngjarje tragjike, ai thotë se çështjen e ka në dorë drejtësia.

“Unë nuk kam pasus ndihmë nga autoritet bashkiake. Fare nuk kam pasur mbështetje. Mu vra çuni brenda në shtëpi. Gjendja ime e familjes ka qenë shumë e vështirë. 3 muaj nusja te Trauma ka hequr picirin e zi, çuni ka qenë shumë rëndë. Jam invalid i grupit të dytë që në fëmijëri, nusen e kam prapë invalidë. Djalin e vogël e kam pa punë, vetëm atë kisha krah dhe ndihmë financiare. Ishte punëtore, djalë shembullor, nuk ngatërrohej me njeri.

Në shtëpi të vet, duke shkuar në tualet, ndodhi shpërthimi dhe i ra dera në kokë. Nuk kam fjalë, nuk e përshkruaj dot më. Atë kisha mbështetje, nuk kisha tjetër. Jam në pikë të hallit, jam keq shpirtërisht.

Linkun e Gofoundme e ka hap mbesa ime për të ndihmu dajën…familja ime ka nevojë për ndihmë.Gjithë Elbasani ka ardhur për ngushëllim, nuk e priste askush.

Kë fajësoni për ngjarjen?

Nuk fajësoj njeri, nuk e di, e kam lënë në dorë të shtetit të bëjë çfarë të dojë me njerëzit që kanë vënë tritolin, nuk kam punë unë”. Linku i Gofound për të ndihmuar familjen e Enea Thomaraj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion