Përplasje tek Parlamenti, protestuesit qëllojnë me pjeshkë efektivat e policisë!

Politikë

Përplasje tek Parlamenti, protestuesit qëllojnë me pjeshkë

Tirane - Tensionet kane shoqeruar protesten e opozites para Parlamentit diten e sotme, teksa mbahet seanca plenare.

FNSH dhe makinat ujëhedhëse janë vendosur para oborrit të Kuvendit, duke qëndruar në gatishmëri nëse protestuesit thyejnë kordonin e policisë.

Përplasje tek Parlamenti, protestuesit qëllojnë me pjeshkë

Situata është tensionuar gjatë protestës ku demokratët janë konfrontuar me forcat e rendit, ndërkohë që i kanë vënë flakën gomave të makinave që kishin sjellë me vete.

Drejt forcave të rendit janë hedhur sende të forta për disa minuta, ndërkohë që në disa fotografi të realizuara gjatë tubimit janë parë përkrahëset e Sali Berishës, teksa qëllojnë me pjeshkë efektivët.

Tensione ka patur dhe brenda sallës së Kuvendit, ku Flamur Noka është përjashtuar nga punimet e Kuvendit për shkak të debateve me Lindita Nikollën.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion