Njëra në burg, tjetra në vëzhgim policor, çfarë po ndodh me Antonela Berishën dhe motrën e saj

Showbiz

Njëra në burg, tjetra në vëzhgim policor, çfarë

Mariela Berisha, e cila dyshohet se i ka shkaktuar plagët me gotë qelqi Klea Pregës e ka kaluar natën e parë e izoluar në bllokun e sigurisë.

Pas vetëdorëzimit te Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ajo së bashku me të motrën janë njohur me provat dhe janë marrë në pyetje nga oficerët e Policisë së Tiranës.

Kas këtij procesi, policia i ka vendosur në dispozicion edhe vendimin e Gjykatës, ku ndaj Mariela Berishës ishte vendosur masa e sigurë shtrënguese “arrest në burg”, e ndërsa për Antonelën “detyrim paraqitje”.

Në këto kushte, Mariela Berisha pas përfundimit të proceduravë është dërguar në bllokun e sigurisë ku do të dalë para Gjykatës së Tiranës për t’u bërë dhe verifikimi i kushteve.

Duke qënë se Mariela ka një fëmijë të mitur, me shumë mundësi gjykata do vendosë masa kufizuese.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion