Përfundon mbledhja e grupit të PD, Bardhi: Do të jemi nesër në seancën plenare

Politikë

Përfundon mbledhja e grupit të PD, Bardhi: Do të jemi nesër

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbledhjes në selinë blu.

Ai tha se grupi i PD do të jetë present në seancën e ardhshme, pavarësisht pengesave nga mazhoranca.

“PD e konsideron veprimin e Mazhorancës ndaj deputetëve të opozitës si akt provokimi i papranueshëm. Askush nga deputetët tanë nuk i nënshtrohet vendimeve personale të Ramës. Akt anti-kushtetues që kemi vendosur të mos t’i nënshtrohemi. Të gjithë nesër do të jemi në seancë plenare.

Grupi do të jetë nesër në seancë. Rama mund të na vërë përballë ushtrinë e policinë, por një Kuvend në një vend kandidat për në BE që pengon deputetët e opozitës të hyjë në vendin e punës, shfaq në sytë e të gjithëve tiparet e vërteta të shtetit që po ndërton Rama, tha Bardhi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, mësohet se në mbledhjen e grupit është marrë vendimi që edhe në seancën e nesërme të vijojë aksioni i nisur pas dënimit të Ervon Salianji. 

ME TE LEXUARAT