Helmimi masiv i banorëve në Dibër, flet Prefekti: Uji rezultoi me ngarkesë të lehtë mikrobike
Prefekti i qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu ka folur në lidhje me helmimin e disa banorë nga uji me të cilin furnizohen zona. Sipas Shehut nga analizat e kryera, ka rezultuar se uji i kanalit të Sopanikës kishte ngarkesë të lehtë mikrobike. Ai tha se uji në burim ka dalë i rregullt dhe se është bërë një pastrim dhe dezinfektim i depove në fshatrat e banorëve që paraqitën shqetësime.
Ai shtoi se qytetarët e helmuar janë kryesisht nga zona e Fushë aliaj dhe Kastriotit, respektivisht janë 8 fshatra, një zonë me 3-4 mijë banorë që janë paraqitur me probleme të heqjes së barkut dhe të vjella. Shehu gjithashtu theksoi se dje janë pastruar dhe dezinfektuar me klor të gjitha depot e ujit.
“Që nga orët e para të datës 7, kam marrë njoftim nga drejtoresha e spitalit se kemi fluks në rritje të qytetarëve, kryesisht nga zona e Fushë aliaj dhe Kastriotit, respektivisht janë 8 fshatra, një zonë me 3-4 mijë banorë që janë paraqitur me probleme të heqjes së barkut dhe të vjella. Ditën e parë kanë qenë rreth 100 qytetarë që kanë kërkuar ndihmë, kryesisht kanë marrë serume ditore, rastet nuk kanë qenë të rënda. 6 vetë janë hospitalizuar, nga këta 5 fëmijë, dhe një i rritur por që edhe ata janë kthyer në shtëpi.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pardje dhe dje ne kemi marrë kontakt me drejtorinë e spitalit, kujdesin shëndetësor që ka mjekët e familjes drejtorinë e ujësjellës kanalizimeve dhe jemi marrë me problemin. Deri sot në mëngjes nuk kemi patur rezultatet e analizave bakteriale. Në pikëpamje të kushteve fizike, kimike, uji ka qenë i pastër nuk ka patur probleme në analizat fiziko kimike.
Uji i kanalit të Sopanikës, në këto fshatra jo në burim, në burim ka dalë i rregullt, ka ngarkesë të lehtë mikrobike, që do të thotë uji momentalisht është i papërdorshëm për t’u pirë, edhe rezultatet e kanë dhënë se njerëzit jane paraqitur në spital. Dje, gjithë ditën të gjitha depot e këtyre fshatrave janë pastruar dhe dezinfektuar me klor”, u shpreh Shehu.