Pellg gjaku dhe e shtrirë në dysheme, shqiptari dhunon brutalisht bashkëshorten në Greqi

Politikë

Pellg gjaku dhe e shtrirë në dysheme, shqiptari dhunon brutalisht

Një 54-vjeçar me origjinë shqiptare goditi dhe plagosi rëndë gruan pas një sherri në familje. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kalkidë të Greqisë.

Mediat greke shkruajnë se episodi i dhunës në familje ndodhi në një apartament në katin e dytë të një pallati.

Fqinjët dëgjuan zhurmën dhe thirrën menjëherë policinë. Efektivët nxituan duke hyrë në katin e dytë të apartamentit, ndërsa gruan e gjetën në dysheme, të plagosur rëndë në kokë, e rrethuar nga një pellg gjaku.


Policia arrestoi menjëherë 54-vjeçarin, i cili nuk arriti të largohej nga vendi i ngjarjes. Gruaja është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion