Ra nga anija turistike në Vlorë, humb jetën 25-vjeçarja. Arrestohet një person

25-vjeçarja që ra sot nga anija turistike në portin e Vlorës ka ndërruar jetë në spital. Sipas policisë, pas ngjarjes është arrestuar 47-vjeçari me iniciale A.G, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mengjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshem.


