Emrat/ Zgjidhet drejtuesi i komisionit për shkarkimin e Metës, pjesë dhe deputetët e opozitës

Politikë

Emrat/ Zgjidhet drejtuesi i komisionit për shkarkimin e Metës,

Zbardhen detaje të reja nga Komisioni Hetimor, që pritet të ngrihet për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Kryetar i këtij komisioni do të jetë deputeti socialist, Alket Hyseni.

Ndërkohë, të njëjtat burime bëjnë me dije se nga deputetët e opozitës do të jenë pjesëtarë Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.

Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.

Nisma për shkarkimin e Metës është firmosur nga 50 deputetë të PS, të cilët argumentojnë se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutë para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 25 prillit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion