“PD paska nxjerrë një kandidat me mbiemrin Roshi”, Spiropali: Kur janë me ne, i quajnë kriminelë!

Politikë

“PD paska nxjerrë një kandidat me mbiemrin Roshi”,

Në takimin e Kryeministrit Edi Rama me gratë e vajzat Kavajës, zhvilluar paraditen e sotme në pallatin e kulturës “Mustafa Krantja”, drejtuesja politike e qarkut Tiranë Elisa Spiropali u shpreh:

“Vajzat e gratë e Kavajes nuk duan të kthehen në gropë dhe në kënetë, por ta çojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian, që qytetarët shqiptarë me Pasaportën Europiane, pasaportën e dinjitetit, të bëhen të të barabartë me qytetarët europiane.

Aleanca e vjeturinave na paska nxjerrë nga gropa një kandidat me mbiemrin Roshi. Kur janë me ne, i quajnë kriminelë; kur zhyten në kënetë, i shesin si të pastër! Më 11 maj japim shembullin e fortë që gratë e Kavajës do të votojnë për numrin 5 PS dhe Ramën.

Më 11 Maj gratë dhe vajzat e Kavajës do e thajnë kënetën, do i prijnë fitores.

Zgjedhja sot është e qartë: O me interesin kombëtar, o për hallin e një njeriu të vetëm; o me Shqipërinë, o me hallin e një familjeje të vetme; o me Ramën në Europë, o me ata e në gropë.

Ne nuk luftojmë për pushtet, qeverisja jonë është një mjet për t’u shërbyer shqiptarëve. Bashkë me gratë dhe vajzat e Kavajës, do ta nxjerrim Kavajën në krye të vendit.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion