PD padit gjyqtaren Irena Gjoka, Kaso: Fshehu dënimin e dhënë nga drejtësia greke

Politikë

PD padit gjyqtaren Irena Gjoka, Kaso: Fshehu dënimin e dhënë nga

Demokratët e drejtuar nga Sali Berisha do të padisin në SPAK, Irena Gjokën, gjyqtaren që dha vendimin për izolimin e liderit të opozitës, ndërkohë që kërkojnë nga këshilli i lartë gjyqësor pezullimin e saj.

Opozita shpërndau për mediat një kopje në gjuhën shqipe të vendimit të gjykatës greke duke akuzuar gjyqtaren Gjoka, se ka fshehur dënimin për falsifikim dokumentesh dhe shpalljen e saj non grata nga Athina zyrtare.

“Partia Demokratike u kërkon organeve të vetingut rishikimin e vendimit për Irena Gjokën. KLGJ-së i kërkojmë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të zonjës Gjoka, derisa asaj t’i ribëhet procesi i vetingut, i plotë dhe nga fillimi”, tha Ivi Kaso, sekretar pwr ccwshtjet ligjore i PD, Komisioni i Rithemelimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas opozitës SPAKU duhet të bëjë një hetim real për gjyqtaren Irena Gjoka që fshehu dënimin e saj në Greqi

“SPAK i duhet të dëshmojë, qoftë edhe formalisht, se nuk është pjesë e skemës për asgjësimin e opozitës.”

Ndërkaq prokuroria e përgjithshme ka nisur një hetim të thelluar për gjyqtaren Irena Gjoka për të zbuluar nëse ajo ka fshehur apo jo një dënim nga gjykatat greke dhe nëse ka falsifikuar apo jo formularin e dekriminalizimit.

ME TE LEXUARAT