Ambasada e SHBA për pr/rezolutën e Ramës: Përgëzojmë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave

Aktualitet

Ambasada e SHBA për pr/rezolutën e Ramës:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar për Top Channel lidhur me draft rezolutën e paraqitur një ditë më parë nga kryeministri Rama për qeverisjen e mire dhe anti-korrupsionin si dhe ftesën që i bëri opozitës për ta votuar në Kuvend.

Ambasada e SHBA e cilëson propozimin si premtues si dhe nxit pjesëmarrjen e shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e vendit.

Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe anti-korrupsionin është premtues.

Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike.

Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion