Vodhi para dhe 2 celularë në spitalin e Dibrës, arrestohet 30-vjeçari

Aktualitet

Vodhi para dhe 2 celularë në spitalin e Dibrës, arrestohet

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, sapo janë njoftuar se në një dhomë në spitalin rajonal të Dibrës, 2 pacientëve dhe shoqërueses së njërit prej tyre, iu ishin vjedhur një shumë parash dhe 2 celularët, kanë organizuar punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi B. M., 30 vjeç, banues në Peshkopi,

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion