PD miraton primaret, Berisha i pakënaqur me strukturat e partisë: Organizoni takime

Politikë

PD miraton primaret, Berisha i pakënaqur me strukturat e partisë:

Primaret do të jenë formula e cila do të përcaktojë kandidatët e PD në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi rregulloren e primareve, e cila për herë të parë lejon që për kandidatët e PD të mos votojnë vetëm anëtarët e Partisë Demokratike.

Këshilli Kombëtar vendosi që kryesia e Partisë Demokratike të ndërtojë një grup negociator për të nisur kontaktet dhe për arritur marrëveshje me aleatët e Partisë Demokratike.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha foli me rezerva për punën që strukturat e PD po bëjnë sa i takon organizimit të strukturave dhe premtoi se protestat dhe reagimet qytetare do të vijnë shumë shpejt.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar nuk u mor asnjë vendimmarrje për të gjetur urat e komunikimit me pjesën tjetër të grupit parlamentar që nuk i janë bashkuar Berishës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion