Rusët drejt Azisë Qendrore, me qindra në Kazakistan

Bota

Rusët drejt Azisë Qendrore, me qindra në Kazakistan

Rusët që i druhen luftës së përgjakshme të Kremlinit në Ukrainë po vërshojnë në Azinë Qendrore.

Kazakistani është një prej vendeve që kufizohet me Rusinë, ku rusët mund të kalojnë pa viza, ndaj qindra prej tyre janë strehuar aty.

Rusët që i druhen luftës së përgjakshme të Kremlinit në Ukrainë po vërshojnë në Azinë Qendrore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kazakistani është një prej vendeve, anëtar i Bashkimit Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Moska, që kufizohet me Rusinë, ku rusët mund të kalojnë pa viza, ndaj qindra prej tyre janë strehuar aty.

Autoritetet kanë ofruar strehim për rreth 200 rusë fundjavën e kaluar në kinema “Cinema Park”.

“Ndihmojmë sa të mundemi. Nëse do të mund të bënim më shumë, do të bënim”, tha një vullnetar me emrin Miras.

Megjithatë, në mesin e vendasve ka edhe frikë nga rritja e re e kostos së jetesës. Inflacioni atje tashmë është i lartë.

Disa kanë dyshime për të ardhurit e çuditshëm, shumë prej të cilëve pranojnë se nuk dinë asgjë për vendin ku kanë mbërritur.

Ashtu si Gjeorgjia në Kaukaz, Kazakistani ka parë radhë kilometërshe të rusëve në makina, në këmbë dhe në motorë, që po largoheshin për t’i shpëtuar mobilizimit ushtarak.

Në Gjeorgji pati edhe protesta kundër vësrshimit të rusëve, me qindra njërëz dolën në rrugë me pankarta, “Nuk jeni të mirëpritur këtu”.

Autoritetet e Kazakistanit kanë bërë përpjekje të zbusin frikën e vendasve për ndikimet në tregun e punës, ndërsa kanë pranuar se flukset e rusëve në rritje, dy ose tri herë më të mëdha se vitin e kaluar.

Sipas ligjit, rusët mund të qëndrojnë deri në 30 ditë pa regjistrim dhe 60 ditë të tjera më pas, por u duhet një shkresë nga Qeveria e tyre për të aplikuar për qëndrim më të gjatë.

Që kur presidenti rus Vladimir Putin, kërkoi mobilizim të pjesshëm ushtarak për luftën ndaj Ukrianës, më 21 shtator, pamjet e rusëve që enden rrugëve të Kazakistanit me çanta shpine, janë bërë të zakonshme.

ME TE LEXUARAT