Nëna i mbyllte në banesë dhe shkonte në punë, si u rrëzua nga kati i katërt e mitura në Sarandë

Aktualitet

Nëna i mbyllte në banesë dhe shkonte në punë, si u

Një 11-vjeçare është rrëzuar nga kati i katërt ditën e sotme në Sarandë dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

E mitura dyshohet se ëshrë rrëzuar aksidentalisht, ndërsa në momentin e ngjarjes ka qenë në banesë me vëllanë e saj.

Burime bëjnë me dije se vajza ka tentuar të kalojë nga ballkoni në shesh pushim kur është rrëzuar.

Gjithashtu mësohet se nëna e tyre i kishte lënë brenda në banesë, pasi shkonte për në punë.

Njoftimi i Policisë:

“Sot, rreth orës 13:45, në lagjen nr. 1, Sarandë dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i katërt i banesës, një shtetase e mitur 11-vjeçare

Ajo do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion