PD mbledh Këshillin Kombëtar, Basha përballet me rivalin dhe demokratët që duan ta largojnë

Politikë

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Basha përballet me rivalin dhe

Në datë 16 Maj Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, që është forumi më i lartë vendimmarrës. Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi u ka dërguar anëtarëve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar një mesazh, ku theksohet se dy organizmat e partisë do të mblidhen për “për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë! Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar. Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II. Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj. Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi” mbyllet mesazhi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 
Por cfarë po ndodh brenda PD?

Në 25 prill pasi Edi Rama fitoi mandatin e tretë në pushtet, një grup brenda së djathtës shqiptare me Bujar Nishanin, që është kreu i Këshillit Kombëtar kërkuan dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, pasi sipas tyre në 8 vite nuk arriti që të sjellë PD-në në pushtet. Thirrja deri tani është injoruar nga lideri demokrat dhe grupi i tij i afërt, që ka theksuar se zgjedhjet për kryetarin do të zhvillohen në verë sipas statutit dhe se aktualisht objektiv është “largimi i Edi Ramës”. PD kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në 9 qarqe.

Priten debate


Dita e diel pritet që të jetë e mbushur me zhvillime nga selia blu, pasi Lulzim Basha do të ketë përballjen e parë, jo vetëm me Bujar Nishanin që është kryetari i Këshillit Kombëtar dhe që kërkon dorëheqjen e tij, por edhe me rivalin për drejtimin e partisë, Fatbardh Kadilli, i cili është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike. Kadilli shpalli kandidaturën për të drejtuar të djathtën duke lëshuar akuza të fortë në drejtim të Lulzim Bashës, ndërsa në datë 16 maj ka mundësinë e përballjes direkte me kryedemokratin.

ME TE LEXUARAT