Shuhet pas 8 ditësh zjarri në Dukat që rrezikonte Parkun e Llogarasë

Aktualitet

Shuhet pas 8 ditësh zjarri në Dukat që rrezikonte Parkun e

Pas më shumë se një jave përpjekjesh të pandërprera, është shuar plotësisht vatra e zjarrit në majën e malit të Dukatit, që për ditë të tëra kërcënoi Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Sipas burimeve nga terreni, situata është drejt stabilizimit. Aktualisht, mbetet vetëm një vatër e vogël aktive pranë fshatit Dukat, e cila nuk përbën rrezik për zonat e banuara apo për zonën e mbrojtur.

Nëse kushtet atmosferike mbeten të qëndrueshme dhe nuk fryjnë erëra të forta, edhe kjo vatër pritet të neutralizohet brenda ditës.

Autoritetet mbeten në gatishmëri për të reaguar menjëherë në rast përkeqësimi të situatës.

ME TE LEXUARAT