Kapet në Korçë 24-vjeçari maroken, tentoi të trafikojë tre emigrantë drejt Greqisë

Aktualitet

Kapet në Korçë 24-vjeçari maroken, tentoi të

Një 24-vjeçar me shtetësi marokene, i identifikuar si Omar Chouati, është arrestuar nga Policia e Kufirit në Korçë, pasi u kap në tentativë për të ndihmuar tre emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin nga Shqipëria drejt Greqisë.

Operacioni u zhvillua nga strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, të cilat ndërhynë në kohë duke ndaluar shtetasin maroken në flagrancë. Bashkë me të, u kapën edhe tre shtetasit që po përpiqeshin të largoheshin ilegalisht nga territori shqiptar.

Policia ka theksuar se ka shtuar kontrollet përgjatë kufirit për të goditur rastet e trafikimit dhe ndihmës për kalim të paligjshëm, një fenomen që shpesh realizohet nga vetë emigrantët e huaj që ndodhen në vend.

Ndaj 24-vjeçarit janë ngritur akuzat për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion