“PD, kudo në rritje”, Gjekmarkaj: Lezha Mirdita dhe Kurbini kanë votuar ndryshimin

Politikë

“PD, kudo në rritje”, Gjekmarkaj: Lezha Mirdita dhe Kurbini

Ndërsa procesi i votimit vijon dhe janë numëruar rreth gjysma e kutive të votimit ka ardhur edhe reagimi i parë nga kandidati për deputet i renditur në listën e PD-së, Agron Gjekmarkaj.

Përmes një reagimi, Gjekmarkaj thotë se PD është në rritje dhe po pret mandatin e pestë në Lezhë.

Reagimi i plotë:

PD synon mandatin e peste në Lezhe ! Partia Demokratike është kudo ne rritje ne Qark. Në Mirdite dhe Laç po fiton në çdo kuti votimi !

Në Lezhe pothuaj në të gjitha ish komunat është në avatazh dhe një rikuperim i ndjeshem në qytetin e Lezhes ne raport me vitin 2017 !

Me gjithe shitblerjet e grupeve kriminale dhe te pushtetit , me shtepite e demtuara nga termeti mbi 700, qytetaret kane votuar masivisht Partine Demokratike dhe Lulzim Bashen!

Në Mirditë u mbyll numërimi per partite dhe PD kryeson me pothuaj 1200 vota! Lezha Mirdita dhe Kurbini kanë votuar ndryshimin, mandati i pestë është shume afer !

Agron Gjekmarkaj

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion