PD kërkon përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor: Refuzuan transparencën e zgjedhjeve në 3 qarqe

Politikë

PD kërkon përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor:

Partia Demokratike kërkon përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që sipas saj refuzuan transparencën e zgjedhjeve në 3 qarqe.

Në reagimin e saj PD-ja thekson se këta gjyqtarë nuk garantojnë paanshmëri në gjykim për 6 paditë e tjera.

“Kërkojmë përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve e Kolegjit Zgjedhor, që kanë rrëzuar paditë për Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin. Me vendimet e dhëna deri tani, këta gjyqtarë, njësoj si komisionerët politikë të KAS, refuzojnë transparencën mbi masakrën zgjedhore te 25 prillit. Refuzimi i i kërkesave të PD për marrjen zyrtarisht të provave i vendos këta gjyqtarë në pamundësi për të gjykuar me paanësi 6 kërkesat e tjera të ngjashme te PD për blerjen e votës dhe deformimin e rezultatit të zgjedhjeve përmes përdorimit të shtetit në funksion të PS. Në kërkesën për zëvendësimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, PD argumenton se duke qenë se këta gjyqtarë e kanë shprehur tashmë mendimin e tyre kundër kërkesave të PD për zgjedhjet, ata do të vazhdojnë me të njëjtin qëndrim. Kjo bën që vendimet e tyre për 6 paditë e tjera të PD të jenë të paracaktuara, në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor për një proces të paanshëm. PD vlerëson se vazhdimi i ankimimeve me të njëjtën trupë zgjedhore, e cila është shprehur 3 herë me radhë kundër kërkesës së PD për transparencën e zgjedhjeve, është në shkelje të parimeve themelore të Gjykatës së Strasburgut për dhënien e drejtësisë.”, thuhet në reagimin e PD-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion