PD hap zyrtarisht fushatën elektorale, Basha rreshton 222 kandidatët për deputetë

Ka çelur zyrtarisht fushatën Partia Demokratike. Nën atmosferën e flamujve blu dhe kuq e zinj mbështetësit e PD bëjnë thirrje për një fitore të mundshme në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndryshe nga kundërshtari i saj politik, PD ka organizuar një miting ku qindra mbështetës kanë dalë për të dëgjuar kandidatët dhe drejtuesin politik të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe do fitojmë” ata kanë pritur Lulzim Bashën.
Risia tjetër në këtë miting, është se bashkë me mbështetësit qindra makina ndodhen para podiumit të ngritur nga PD.
Ndërkohë, në respekt të masave anticovid është kërkuar nga pjesëmarrësit që të mbajnë maskën dhe të kenë distancim fizik.
Në podim janë rreshtuar 220 kandidatët për deputetë të PD.
Gjithashtu, në sheshin “Nënë Tereza” janë edhe aleatët e Lulzim Bashës, si Fatmir Mediu i PR, Dashamir Shehi i LZHK, Agron Duka i PAA, Shpëtim Idrizi i PDIU, Vangjel Dule i PBDNJ.


